Kryetari i Kuvendit të Kosovë, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se taksa ndaj Serbisë e ka pasur efektin e saj derisa ka qenë e orientuar vetëm ndaj shtetit serb.
Por tani, siç tha ai, ajo taksë është kthyer si mjet për konsum të brendshëm politik dhe është bërë pengesë në marrëdhëniet me miqtë e shtetit, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Taksa e ka arritur efektin e saj. Në momentin që bëhet për konsum të brendshëm dhe në momentin që bëhet pengesë në marrëdhëniet me SHBA-në, është bërë e pa kuptimtë, edhe pse ndaj Serbisë është pak të vihet të taksë edhe 1000%. Por ne duhet të tregohemi të mençur. Ku po mendojmë të arrijmë? Dhe a mund të arrijmë pa këta partner si SHBA e BE?”, tha Veseli, gjatë një interviste të dhënë për RTK-në gjatë vizitës që po zhvillon në Japoni.
Veseli ka qenë kritik edhe ndaj punësimit të familjarëve të zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët sipas tij “flasin, por në anën tjetër i punësojnë familjarët e tyre”.
“Duhet të reflektojmë shumë shpejt në çështjen e raporteve me SHBA-në dhe BE-në. Përndryshe dikur mundet me qenë vonë. Vërejtjet të cilat na i thonë duhet të meren më seriozisht dhe do të meren më seriozisht”, tha Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.