×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje e rëndë në Podujevë, hajnat thyejnë veturën e mërgimtarit

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 20:10

    Një vjedhje e rëndë është regjistruar të shtunën mbrëma në Komunën e Podujevës.


    Në parkingun e një marketi në kilometrin e parë të magjistrales Podujevë-Prishtinë, hajnat kanë thyer veturën e një mërgimtari.

    Në bazë të pamjeve, shihet se brenda veturës së tipit ‘BMW X3’, është kryer vjedhje dy herë brenda pak sekondash.

    Sipas pronarit të veturës, në të janë vjedhur një laptop dhe një çantë krahu.

    Rasi është konfirmuar nga zëdhënësja për informim në Stacionin e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku-Dibrani.

    “Me datën 13.04.2019 rreth orës 22:00, Stacioni Policor i Podujevës iu është përgjigjur thirrjes, ku ishte raportuar se në magjistralen Podujevë – Prishtinë, tek parkingu i “Angesa Market”, një veture iu është thyer xhami me ç’ rast nga vetura, sipas ankuesit, ishte vjedhur një kompjuter/lap-top personal dhe një çantë krahu. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka hapur rastin ‘vjedhje e rëndë’ dhe të njëjtin është duke e hetuar. Kemi një pistë hetimi ku janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për zbardhje të rastit”, ka deklaruar ajo për llapi.info.

    Ndërkohë, raste të tilla ku veturat po janë cak i hajnave kohëve të fundit janë shtuar në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!