×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani vazhdon të bëjë sikur ende nuk e di se a do të kandidojë për kryetare të LDK-së

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 21:51

    Ashtu si Isa Mustafa, Lutfi Haziri e Fatmir Sejdiu edhe Vjosa Osmani vazhdon të mos e thotë publikisht dhe prerë se synon marrjen e kreut të partisë.


    Ajo vazhdon të bëjë kinse nuk e di se ç’vendim do të marrë duke u arsyetuar në atë se do vendos pasi të flas me të gjithë delegatët.

    “Unë do të vendosi në momentin që përfundojnë zgjedhjet në degë. Më duhet të shoh a është proces demokratik, a ka pjesëmarrje të anëtarësisë dhe sa po dëgjohet ky zë.Herën e kaluar ka qenë situatë tjetër, dhe atëherë kam hy që të dëgjohet zëri i shumicës dërmuese të elektoratit të përfaqësohet në një mënyrë dhe nuk kam mundur të shikoj në televizon nga shtëpia të shoh çfarë po ndodh.Tani situata është tjetër, është më inkurajuese, përgjegjësia është më e madhe. Më duhet ta shoh cili është vullneti i delegatëve”, ka deklaruar Osmani në T7, shkruan Reporteri.net.

    E pyetur sërish se a do të kandidon ajo është shprehur.

    “Për momentin do ishte jo e meçme nga unë, të flas për një garë që determinohet nga vullneti i delegatëve të cilët ende nuk janë zgjedhur”, ka thënë Osmani. /Reporteri.net/.

    Vjosa Osmani: Bllokimi i kandidaturës sime për kryetare të LDK-së është përjashtim nga partia

    Vjosa Osmani: S’kam luftë me Lutën e as me LDK-në

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!