Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj varrimit të Ratko Mladiqit në Beograd duke i cilësuar tronditëse pamjet nga ceremonia e mbajtur të hënën.
Ajo ka shprehur keqardhje të thellë për elementet e mbështetjes zyrtare dhe praninë e disa zyrtarëve të lartë serbë.
“Ratko Mladiq ishte kriminel lufte i dënuar. Ai ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, ka shkruar ajo në platformën “X”.
Presidentja e Komisionit Evropian ka kujtuar se Mladiqi vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm. Ai ishte dënuar për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera.
Sipas saj, mbështetja e shfaqur gjatë ceremonisë dëshmon dështimin për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë evropiane.
“Ato bien ndesh me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, ka theksuar Von der Leyen.
Në fund të postimit të saj, ajo ka shprehur solidaritet me të gjitha viktimat e krimeve të kryera në shtetet e ish-Jugosllavisë.
The images from Ratko Mladić’s funeral yesterday in Belgrade were shocking.
Ratko Mladić was a convicted war criminal. He was responsible for genocide, war crimes, and crimes against humanity. He died while serving a life sentence for the Srebrenica genocide and other crimes.…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 8, 2026