×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e rëndë në Skenderaj, ky është reagimi i ministrit të Drejtësisë

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 20:00

    Natën e mbrëmshme një person u dogj bashkë me veturën e tij në Skenderaj. Rreth kësaj vraje të rëndë, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, shkruan Reporteri.net.


    “Jam i tronditur dhe i trishtuar me lajmin për humbjen e jetës në mënyrë brutale të qytetarit I. Z. në Skenderaj. Ky rast dhe mënyra veçanërisht mizore e rrethanave nga të cilat I. Z është privuar nga jeta, është një goditje e rëndë për shoqërinë tonë dhe për shtetin e së drejtës të cilin po përpiqemi ta fuqizojmë. I siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e rendit dhe ligjit do të jenë në krye të detyrës dhe ta zbardhin këtë rast sa më parë. Në këto momente të vështira për familjen e tij, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e rëndë që përjetuan”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

    Nga policia kanë bërë të ditur se po dyshohet se ai fillimisht ishte vrarë e më pas u dogj, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!