Policia ka ndërmarrë veprime të reja hetimore lidhur me një rast të vrasjes në tentativë të raportuar më 23 shtator në Mazgit të Obiliqit.

Sipas raportit policor, më 28 shtator personi që fillimisht kishte qenë ankues është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Gjatë veprimeve policore, nga ai është sekuestruar një pistoletë që dyshohet se ishte përdorur në rast.

Reklamë

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.