Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të enjte në Strellc të Deçanit.

Sipas raportimeve,  një person ka mbetur i vrarë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke thënë se nga htimet fillesatre, bëher fjalë për një vrasje aksidentale.

Reklamë

“Rreth orës 13:43, Policia ka marrë informacione se në bjeshkën e Strellcit në oborrin e një stani është një person i vrarë – informatat fillestare janë se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë teksa në vendin e ngjarjes janë të gjitha ekipet relevante”, u shpreh zëdhënësi i policisë, Driton Rugova.

Teksa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se prokurori kujdestar është në vendin e ngjarjes.

“Prokurori i shtetit dhe gjitha njësitet relevante policore janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarre veprimet e nevojshme”, u shpreh Nikçi./Reporteri.net/