×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq tregon nëse Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet në Veri

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 18:48

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se ai nesër do të ketë bisedime me përfaqësues të serbëve të Kosovës, pas së cilave pritet të ketë një vendim në lidhje me pjesëmarrjen ose jo të tyre në zgjedhjet lokale në katër komuna në Kosovë.


    “Do të kemi bisedime të gjata me përfaqësuesit e vërtetë të serbëve që përfaqësojnë njerëzit, jo vetëm veten. Pres që të marr vendime me ta. Kam disa ide”, citohet të ketë thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi.

    Ndryshe, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

    Sipas njoftimit për media, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti, ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

    Në njoftim thuhet se në pajtim me këtë vendim, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!