×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq e tepron: Të gjithë e dinë se masakra e Reçakut ishte fabrikuar nga Walker

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 14:11

    Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme shkarkoi nga detyra ministrin serb të Administratës së Pushtetit lokal në qeverinë e tij, Ivan Teodosijeviq.


    Ministri Teodosijeviq, që u shkarkua nga kryeministri Haradinaj, masakrën e Reçakut e cilësoi si një “trillim të shqiptarëve”, ndërsa, shqiptarët e Kosovës që luftuan për çlirim të Kosovës i quajti “terroristë”, transmeton Reporteri.net.

    Shkarkimin e Teodosijeviq e ka komentuar edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq i cili përsëriti deklaratat e ish-ministrit serb duke thënë se masakra e Reçakut ishte e fabrikuar.

    “Shqiptarët e Kosovës duan t’ua ndalojnë serbëve të Kosovës të drejtën e mendimit”, tha ai, duke shtuar se Todosijeviq u shkarkua vetëm për shkak se i tha të vërtetën rreth masakrës së Reçakut, megjithëse, siç thotë ai, sot të gjithë e dinë se kjo masakër ishte e fabrikuar nga William Walker”.

    “Sikur ata janë djem të mirë që luftuan për liri kundër disa kriminelëve sikur Todosijeviq, sikur ai ka vrarë  19 dëshmitarë, jo dikush tjetër. Ai tha diçka që nuk i pëlqen lobit kriminal shqiptar … Todosijeviq, nuk duhet të jesh këtu … Kjo ishte e drejtuar kundër serbëve, kundër asaj se ata nuk duhet të mendojnë me kokën e tyre, t’u shërbejnë interesave të tyre dhe të mos e përmendin shtetin serb”, u shpreh Vuçiq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!