×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq “vajton” pak pas takimeve në Bruksel: Patëm një ditë të vështirë, nevojitet ndonjë mrekulli për të arritur kompromis

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 20:12

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, u është drejtuar qytetarëve serbë me një video-mesazh nga Brukseli, pas bisedimeve disa orëshe që pati me kryeministrin Albin Kurti në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Vuçiq tha se bisedimet e sotshme nuk ishin gjithaqë të suksesshme derisa shprehu se ndoshta, nga një mrekulli, mund të arrihet kompromis me palën kosovare, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Të dashur qytetarë të Serbisë, një ditë e vështirë lamë pas nesh. Ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin. Nuk mund të them se ka përfunduar me sukses, por përmbahem nga çdo koment tjetër sepse shpresoj dhe dua të besoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim”, tha ai.

    Tutje, Vuçiq përsëriti se do të vazhdojë të luftojë për paqe dhe stabilitet në rajon.

    “Do t’ju njoftoj me të gjitha faktet gjatë 48 orëve të ardhshme. Ne po luftojmë për vendin tonë. Mezi pres të kthehem në Serbinë tonë”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Borrell s’ka shumë për të thënë, përveç se “palët do të jenë përgjegjëse për çfarëdo përshkallëzimi”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!