Gjatë ditës së sotme u raportua se dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca kanë vendosur t’i takojnë udhëheqësit shtetërorë ballkanas më 19 prill.
Në këtë takim priten të preken edhe temat e mëdha siç është dialogu Kosovë – Serbi.
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Edi Rama, Ilir Meta, Aleksandar Vuçiq, Ana Bërnabiq, dhe të tjerë, thuhet se do të jenë të pranishëm në kryeqytetin gjerman.
Përderisa nga presidenti dhe as kryeministri i Kosovës nuk ka pasur ndonjë reagim, ky takim është konfirmuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Reporteri.net.
Vuçiq konfirmoi se më 29 prill do t’i përgjigjet ftesës Gjermanisë dhe të Francës për t’u takuar me përfaqësuesit e Prishtinës në Berlin.
Ai tha se në takim është e ftuar edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq si dhe kryeministri dhe presidenti i Kosovës. /Reporteri.net