×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Nuk ka pushkë që mund të detyrojë të ulem në bisedime pa u hequr taksa

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 15:04
    Zyrtarët e Listës Serbe sot kanë udhëtuar në Beograd që të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’u konsultuar rreth pjesëmarrjes ose jo në zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të shpallura nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

    Vuçiq konfirmoi se më 29 prill do t’i përgjigjet ftesës së Gjermanisë dhe të Francës për t’u takuar me përfaqësuesit e Prishtinës në Berlin, mirëpo ai tha se vazhdim të dialogu nuk do të ketë derisa të hiqet taksa e vendosur nga ana e autoriteteve kosovare për mallrat serbe.

    Ndër të tjera Vuçiq u shpreh se nuk ka pushkë që mund ta detyrojë të ulet në bisedime me zyrtarët e Prishtinës, transmeton Reporteri.net.

     “Nuk ka pushkë që mund të më detyrojë të ulem në bisedime me ata nga Prishtina derisa të hiqet taksa! Pafytyrësia e tyre nuk ka kufi … dhe nuk pres ndonjë gjë nga takimi në Berlin”, u shpreh Vuçiq pas takimit me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.     

    Vuçiq ndër të tjera shtoi se masat e reja për Kosovën do të zbulohen pas bisedimeve në Berlin, por edhe pas takimit që do ta zhvillojë me presidentin kinez./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!