×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Qytetarët po ikin në mënyrë masive nga Kosova

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 12:08

    Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po debatohet për ikjen e qytetarëve jashtë vendit, ka thënë se një problematikë e tillë nuk mund të zgjidhet përmes asnjë rezolute.


    Sipas tij, shkaqet e ikjes së qytetarëve jashtë vendit, janë shumë të dhimbshme.

    “Mendoj që tema që po e diskutojmë sot edhe në mënyrën se si u shpreh nga propozuesi, në këtë produktin final të këtij debati na jep hapësirë të diskutojmë e të qajmë për shkaqet që po i detyrojnë qytetarët ta lëshojnë vendin. Kjo çështje nuk zgjidhet me një rezolutë edhe nëse ajo është konkrete”, ka thënë Ymeri.

    Siç thotë ai përcaktimi i qytetarëve për të ikur jashtë vendit, nga individual po shndërrohet në kolektiv.

    “Kur i shohim statistikat dhe trendet e ikjes së qytetarëve të Kosovës, e shohim që nga përcaktim individual, migrimi po bëhet vendim kolektiv. Mendoj që duhet të diskutohet jo vetëm numri i qytetarëve që poi kin nga vendi, por edhe sa po kthehen për ta ndihmuar vendin me dijen e tyre dhe me gjendjen ekonomike”, ka përfunduar Ymeri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!