×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Kam diskutuar me gruan që të ikim nga Kosova

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 15:41

    Kuvendi i Kosovës pas pauzës ka vazhduar seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për ikjen e qytetarëve jashtë vendit.


    Deputeti i Nismës, Milaim Zeka gjatë fjalës së tij fajësoi lidershipin politik në Kosovë për ikjen masive të qytetarëve nga vendi. Zeka madje shtoi se edhe ai dhe gruaja e tij kanë shqyrtuar mundësinë për t’u larguar nga Kosova, ndonëse të dy kanë një rrogë dhe punë të mirë, shkruan Reporteri.net.

    “Unë jam deputet, gruaja e ka një rrogë të mirë por kushtet në të cilat jetojmë nuk janë normale. Një zëvendësministër i Qeverisë e ka një zyre 10 metra, ndërkohë që një deputet nuk ka zyre ku mund t’i presë qytetarët”, u shpreh ndër të tjera Zeka.

    Zeka po ashtu kritikoi zyrtarët shtetërorë të cilët mbajnë disa vende pune, ndërkohë që qytetarët e Kosovës vuajnë për bukë. Zeka në fund e quajti Kosovën, Republikë të Burdushit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!