×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka me ide kreative: Të dënuarit të kenë dhomë në burg për të dashurat e tyre

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 17:50

    Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, ka bërë një propozim interesant në seancën e sotme.


    Ai në fjalën e tij gjatë kohës kur po diskutohej për burgjet, tha se të burgosurve do të duhej të ju sigurohej një dhomë e veçantë.

    Sipas tij, kjo dhomë do të mund të shfrytëzohej nga të burgosurit gjatë takimit me gratë apo të dashurit e tyre.

    “Të kenë edhe një dhomë të posaçme që të rrinë me të dashurit e tyre, qoftë gruan, qoftë dashnoren”, tha ai.

    Ai tha se do të angazhohen që të tregohen human ndaj njerëzve të dënuar që ata të gëzojnë të gjitha të drejtat tyre.

    Ndryshe, punimet Kuvendit i Kosovës i ka filluar qysh në mëngjes. Për shkak të mungesës së kuorumit shumë nga pikat e planifikuara nuk kanë arritur të votohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!