Pasditën e së dielës, në një qendër votimi në Shtime, një person dyshohet se ka grisur fletëvotimin e tij dhe të një gruaje.
I dyshuari është intervistuar dhe rasti, në konsultim me prokurorin, është proceduar në procedurë të rregullt.
Njoftimi:
ASGJËSIM I DOKUMENTIT TË VOTIMIT
Shtime/ 28.12.2025 – 16:25. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke votuar në qendrën e votimit kishte grisur fletëvotimin e tij dhe të një femre kosovare. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin lënda procedohet në procedurë të rregullt.
/Reporteri.net/