×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Zjarr në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, evakuohen banorët

    Reporteri
    07 Shtator 2026 | 17:04

    Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.

    Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 16:00, pas çka njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Për shkaqe sigurie, banorët e zonës janë evakuuar, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

    Deri në këtë fazë nuk janë bërë të ditura detaje për shkakun e zjarrit apo për persona të lënduar.

    “Sot, rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informatën për një zjarr në rrugën “Fatime Sokoli”, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa zjarrfikësit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!