Zyrtare: Qemajl Mustafa kandidat për kryetar të PDK-së në Gjilan

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan.


Këtë e ka konfirmuar vet ish-kryetari Mustafa duke shtuar se sot e ka dorëzuar edhe kandidaturën zyrtare në KQZ.

“Faktikisht më shumë se një muaj e kam bërë publike e sot ka qenë afati i fundit për zyrtarizim dhe e kam dërguar në KQZ. Kuvendi mbahet të dielën tek ne”, tha Mustafa për lajmi.net.

Ndërkohë kandidaturën për kryetar të degës e ka bërë edhe Bedri Hamza për qytetin e Mitrovicës.

Bedri Hamza flet për kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së në Mitrovicë