×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Tuneli i Mitrovicës hapet nesër

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 16:41

    Tashmë është zyrtare, tuneli i Mitrovicës do të hapet nesër. Kështu njofton Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate.


    Përurimi i këtij tuneli do bëhet saktësisht 23 javë që nga koha kur është futur në fazë të renovimit.

    “Të enjen(02.05.2019) pas rinovimit të tërësishëm nga MIT-ja me fillim në ora 14:00, përurohet tuneli në hyrje të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e MIT.

    Kujtojmë se Reporteri.net raportoi sot se tuneli i Mitrovicës hapet nesër.

    Kujtojmë se për vonesat që ishin bërë në hapjen e këtij tuneli javën e kaluar ishin organizuar edhe protesta në shenjë pakënaqësie për zvarritjen e punimeve.

    Ndryshe, për shkak të mosfunksionimit të këtij tuneli, qytetarët me automjetet e tyre shfrytëzojnë rrugën alternative për kyçjen në qytet, ndërsa brenda qytetit shpesh krijohen kolona.

    Ky projekt që financohet nga Ministria e Infrastrukturës e që ka kosto rreth 380 mijë euro, ka filluar në nëntor 2018 dhe është paraparë të përfundojë brenda 60 ditësh. /Reporteri.net/.

    Zyrtare: Ministria vendos kur do ta hap tunelin e Mitrovicës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!