×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarja e lartë amerikane vjen sot në Kosovë

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 8:24

    Zyrtarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë, Kirsten Madison, do të zhvillojë vizitë zyrtare sot në Kosovë.

    Ajo do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin Abelard Tahiri, si dhe do të ketë edhe disa takime me krerë të Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjen e Narkotikëve do të dorëzojë një donacion për Agjencinë Kosovare të Forenzikës.

    Ndër të tjera, pritet që zyrtarja amerikane të ketë takime dhe me shoqërinë civile, me ç’rast do të flitet për mundësinë e nxitjes së reformave në drejtësi dhe zbatim të ligjit.

    Sidoqoftë, Madison vjen në Kosovë pas një varg vizitash të zyrtarëve amerikanë, i fundit prej të cilëve ishte nënkryetari i Departamentit të Shtetit, David Hale./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!