Ardit Çuni është njëri nga banorët e këtij edicioni të parë VIP të Big Brother Albania.
Këngëtari së bashku me shumë figura tjera të ekranit nisën aventurën e tyre 100 ditëshe me datë 5 tetor, shkruan Reporteri.net.
Duke qenë se kanë kaluar dy javë që nga fillimi, tensionet mes banorëve kanë nisur.
Së fundmi, Çuni është nervozuar me gazetaren shqiptare, Palomën, e cila e ka pyetur atë rreth orientimit seksual.
“Me kë ke më shumë shoqëri ti, me gocat apo çunat”, ka qenë pyetja e Palomës e cila ka ngjallur debat mes banorëve.
Tutje Paloma ka vazhduar duke thënë se përderisa Arditi është nervozuar ai edhe mund të jetë ‘gay’./Reporteri.net/