Mbështetja e krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë nuk ka munguar as në këtë edicion të parë të Big Brother.

Një gjë e tillë është bërë nga aktorja Arjola Demiraj e cila kohë pas kohe zgjedh të vesh një bluzë me mbishkrimin “Liria ka emër”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, jo të gjithë e kanë komentuar këtë pjesë si mbështetje, por edhe si “shfrytëzim” për të fituar vota nga Kosova.

Reklamë

E madje këtë veprim Demiraj gjithmonë e bën kur ajo ndodhet në nominim, e kështu ka vepruar pikërisht edhe gjatë ditës së sotme.

Theksojmë se Arjola është në nominim së bashku me Einxhelin, Donaldin dhe Beniadën./Reporteri.net/

Reklamë