Ashtu si Iliri, edhe Donald Veshaj është transportuar nga shtëpia e Big Brother VIP në një destinacion tjetër.

Ai është dërguar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku ka shikuar një film nga tribuna e pallatit, i cili ishte punuar me rrëfimet e tij për të ëmën të bëra brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Më pas atij i është bashkuar nëna e tij duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë, gjersa kanë shijuar së bashku një vallëzim nën tingujt e këngëtarit Alban Skënderaj.

Reklamë