Modelja dhe banorja e “Big Brother VIP Albania”, Beniada Nishan, ka dëgjuar për herë të parë këngën që i ka bërë këngëtarja e njohur, Poni.

Muzika u transmetua në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa Beniada ndodhej me Donaldin dhe Einxhelin.

Modelja, u gëzua por edhe u prek njëkohësisht ndërsa dëgjonte fjalët e këngës. Ajo dëgjohet teksa thotë:

Reklamë

“Poni të dua. Je më e mira në botë. Jo në Shqipëri, në botë”.

Këngëtarja e njohur, Poni, së fundmi ka krijuar një këngë të cilën ia ka dedikuar, Beniada Nishani.

Projekti i ri muzikor i Ponit titullohet “Vajzë shqiptare” dhe në rreshtat e saj përmendet disa herë emri i modeles duke e përshkruar si një femër elegante, e bukur dhe plotë sharm.

Kënga është me tekst dhe muzikë nga Poni, në kitarë Arjan Gjici, aranzhimi nga Valter Beqo, ndërsa për klipin u kujdes Flogert Kullolli.

Kujtojmë që Beniada u befasua nga një performancë e këngëtares brenda shtëpisë së famshme, kjo pasi modelja vazhdimisht kishte treguar se është adhuruese e saj që nga fëmijëria.

Reklamë

Pas daljes nga shtëpia, Poni bëri një postim në rrjete sociale duke i cilësuar sërish guximtarë banorët dhe bëri thirrje që të gjithë të kursejnë fjalën e keqe.