Sarah është një nga banoret më të ndjeshme të “Big Brother VIP”. Ajo shpesh është shfaqur e përlotur duke u shprehur se nuk e përballon dot presionin.
Duket se dalja e PM ia ka vështirësuar gjendjen emocionale, pasi këtë javë ajo ka kaluar disa ditë jo të mira.
Andaj, sot fansat e kanë surprizuar në mënyrën më të bukur dhe i kanë dhënë një mesazh. Ata i dërguan në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri një parashutë në të cilën shkruhej një dedikim shumë i ëmbël:
“Sarah supergirl. Çika e Pm, vajza me shpirtin e bukur si ty i duhet shoqërisë. Love you, your fans”.