Shumë shpejtë pritet të publikohet bashkëpunimi mes Ghetto Geasyt, Majkut dhe Xhensila Myrtezajt.
Të tretë kanë publikuar pamje nga videoklipi që do të lansohet shumë shpejtë, transmeton Reporteri.net.
Kënga e fundit e Geasyt ishte “Andiamo” në bashkëpunim me Stinen. Ndërsa, kënga e fundit e Majk ishte “Marr” në bashkëpunim me Ledri Vulën.
Kurse, kënga e fundit e Xhensilës ishte “Prit Pak” në bashkëpunim me Lumi B./Reporteri.net/


