Dj Dagz ka marrë vendimin përfundimtar sa i përket vazhdimit të garës në Big Brother.

Djaloshi nga Kosova ka vendosur të vazhdojë lojën e tij si banor i vetëm, pas eleminimit të Dj PM, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Dyshja u eleminua nga Big Brother të premtën mbrëma, por pas një televotimi të hapur nga Vëllai i Madh, publiku vendosi që Arbëri të rikthehet edhe një herë brenda shtëpisë dhe të vazhdojë garën si konkurrent i vetëm.

Reklamë

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Dagzit i cili në fillim nuk ka pranuar të kthehet, por pas insistimit të Arbanës dhe Pajtimit ai u pajtua duke thënë se do të dalë të nesërmen.

Megjithatë, Dj nga Kosova ka vendosur që të mos tërhiqet nga gara dhe të vazhdoj lojën e tij.

Kujtojmë që Arbëri është në nominim bashkë me Antonelën./Gazeta Reporteri/