Dita e sotme është e veçantë për këngëtaren Shkurte Gashi, pasi pikërisht kjo datë i dha epitetin nënë.
Djali Shkurte Gashit dhe Albert Limanit sot po feston një vjetorin e lindjes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një dedikimi në Instagram, Shkurte Gashi ka zgjedhur fjalët më të mira për vogëlushin e saj.
“Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër. Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë. Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty”, ka shkruar Shkurte Gashi.
Por, krahas kësaj, nuk ka munguar edhe një festë e organizuar në këtë një vjetor të Malit.
Këngëtarja është përkujdesur në detaje që Malit të vogël t’i bëhet një festë e mrekullueshme.