×
  • Show Time
  • Show Time

    E veshur fund e krye nga Dolce&Gabbana, bukuroshja kosovare pushton sërish ballinën e “Harper’s Bazaar”

    Reporteri
    29 Nëntor 2023 | 13:56

    Blerta Veseli, bukuroshja nga Gjilani, po vazhdon të shënojë suksese në industrinë e modës nëpër vende të ndryshme në botë.

    Ish-Miss Universe Kosova 2020, që tashmë jeton në SHBA, ku ka vazhduar karrierën suksesshëm, së fundi është shfaqur në ballinën revistës së njohur kudo në botë “Harper’s Bazaar”. Këtë herë për edicionin e revistës prestigjioze të modës, në Vietnam. Aty Blerta Veseli prezanton koleksionin e fundit të Dolce&Gabbana ndërsa tema kryesore e këtij numri të “Harper’s Bazaar Vietnan” ishte “Traditional Spanish vibes”.

    Blerta në intervistën e saj për këtë revistë ka folur për rrugëtimin e saj drejt suksesit si dhe vështirësitë që ka kaluar për të qenë në pikën e famës ku ajo ka arratisur.

    Ish-prezantuesja e emisionit “SHOW TIME”, rrëfen edhe historinë e saj se si vendosi që të merret me ‘modeling’ dhe se me çfarë ishte përballur kur u zhvendos nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ndërsa kur bukuroshja kosovare u pyet për angazhimet mes punës dhe jetës së saj personale, Blerta u përgjigj se ajo akoma është duke u munduar që të gjej balancin mes punës e projekteve të reja dhe jetës sentimentale.

    Për paraqitjen në ballinën “Harper’s Bazaar Vietnam”, Blerta Veseli në ekip të saj kishte fotografin e njohur botëror Alberto Gonzales dhe stilisten e saj Adriana Popovic, ndërsa për make-up dhe flokët janë përkujdesur Joanne Marchevsky dhe Latto.

    Kjo nuk është hera e parë që ylli kosovar paraqitet në ballinën e “Harper’s Bazaar”. Kujtojmë që në muajin gusht të këtij viti, Blerta Veseli kishte pushtuar edhe ballinën e “Harper’s Bazaar Bulgaria”. Aty ajo pozoi për një kompani të njohur amerikane të diamantëve.

    Blerta Veseli para pak ditësh ka nënshkruar dhe një kontrat të majme për “Brand Ambassador” me kompaninë e famshme te pijeve ne Amerike “Glow” , ku “brand ambasador” i saj është edhe Kylie Jenner.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!