Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu, kanë vendosur që së fundmi t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi.
Për këtë ata kanë zgjedhur si destrinacion Dubain e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Çifti, i cili kanë një ndjekje mjaft të madhe në rrjetet sociale, kanë publikuar për fansat fotografi të përbashkëta nga çastet e këndshme që po i shijojnë së bashku.

Së fundmi, Ermali dhe gruaja e tij, u përfolën në mediat rozë për një shtatzëni të mundshme të Arianës, por që kjo e fundit nuk e konfirmoi një gjë të tillë.
Dyshimet lindën nga një fotografi rastoësore e blogeres nmë InstaStory, ku barku i saj dukej më i fryrë se zakonisht – e që duket të ketë qenë vetem efekt i fotografisë.
