×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë sikur uji e dielli që s’kemi jetë pa ta

    Reporteri
    11 Shkurt 2026 | 14:12

    Këngëtari Sabri Fejzullahu ka mbështetur marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, përcjell Reporteri.net.

    “A thu ka diku njeri në botë këtë protestë me datën 17, kjo nuk diskutohet, të mos dalësh të protestosh për çlirimtarët, për ata që e kanë dhënë jetën për këtë liri që e kemi. Është diçka e pa imagjinuar. E di që ku rreh zemra shqip e çdo shqiptar, e di që dalin”, tha Fejzullahu.

    Ai tha se është tmerruar kur ka kuptuar se Prokuroria ka kërkuar nga 45 vite për secilin nga ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

    Po gjykohen në Hagë, dhe kur e dëgjova që 45 vite, thash sigurisht është ndonjë lojë, sinqerisht, se është e pamundur, ose thash për të katërt 45 vite, por prap shumë. Por pastaj e pashë çka shkruante dhe tmerrova disi, se ata janë drita e syve tanë, ata janë dielli që nga ngrohë qe sa vite prej se kemi liri, ata janë sikur uji, dielli, që s’kemi jetë pa ta”, ka thënë Fejzullahu në T7.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!