DJ Dagz ka ndarë me ndjekësit një moment të vështirë për familjen e tij.
Ai përmes një story në Instagram, të shoqëruar me një fotografi nga spitali, ka treguar se babai i tij ndodhet në ditën e tretë të intubimit dhe po luftonte për jetën.
Në mesazhin e tij, Dagz kujton se viti 2026 shënon vitin e 17-të të karrierës si DJ.
Gjatë kësaj periudhe ka përjetuar edhe ditë të vështira, kur nuk ka dashur të marrë pjesë në aktivitetet e planifikuara.
Sipas tij, babai ka qenë gjithmonë personi që e ka nxitur të vazhdojë, duke i kujtuar se muzika e bënte të lumtur dhe e ndihmonte të largonte sadopak mendjen nga shqetësimet.
“E di që ty ato dy metra katrorë të bëjnë të lumtur”, kujton ai fjalët e të atit për vendin ku performon.
Përballë gjendjes së babait, Dagz rrëfen se e kishte të vështirë të mendonte për angazhimin e asaj mbrëmjeje.
Megjithatë, kujtimi i mbështetjes së tij i jepte kurajë të vazhdonte, ashtu siç i ati kishte dëshiruar gjithmonë.
Postimin e mbyll me një mesazh drejtuar babait, duke i kërkuar të bëhet i fortë dhe të kthehet pranë familjes>
“Unë jam i fortë, babë, ashtu siç ti ke pasur qejf unë me qenë. Tash është koha që edhe ti me qenë i fortë e me u kthy shumë shpejt prapë me neve.”Në këtë postim, Dagz nuk ka dhënë hollësi për shkakun e gjendjes shëndetësore të të atit.
