Këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti, ka njoftuar se është takuar me të dërguarin special të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, derisa tregoi se e përkrah Donald Trumpin për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ajo postoi edhe një foto bashkë me Grenellin në llogarinë e saj në Instagram.

E të njëjtën foto e ka shpërndarë sot edhe vetë Grenelli në llogarinë e tij, duke e cilësuar Bleonën si yll ndërkombëtar.

Reklamë

Kjo foto është realizuar gjatë një takimi që dyshja ka zhvilluar me shqiptaro-amerikanët në Detroit.