Pas disa muajsh nga ngjarja e fundit e tij ku u rrëmbye në mes të Tiranës, reperi Kozak është lajmëruar sërish në rrjete sociale me disa video.

Ai ka kërcënuar një reperi kosovar emrin e të cilit ai nuk e bën të ditur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kozak thotë se në kohën kur ai u rreh në mes të Tiranës, ky reper kosovar është tallur me të, dhe ai thotë se do i’a kthejë.

Reklamë

Kozak shprehet se do japë 3 mijë euro për ta gjetur, si dhe me zor po e pret ta takojë në Tiranë.

“Do japë 3 mijë euro për të, atë vetëm po se zura se do ja thyej gishtat një nga një”, shprehet mes tjerash Kozak./Reporteri.net/