Pas deklaratës së kantautorit të njohur Armend Rexhepagiqi, ku ai foli për instinktin e babait, aktivistja Zhaklin Lekatari ka reaguar në Instagram.
Në intervistën e tij në Canape, Rexhepagiqi përmendi natyrshmërinë e instinktit prindëror, çka nxiti një debat mbi këtë temë.
Lekatari, e njohur për pikëpamjet e saj, e quajti të rëndësishëm debatin për prindërimin dhe sfidoi nocionet tradicionale që lidhen me rolet gjinore. Ajo shprehu qëndrimin se koncepti i instinktit prindëror, qoftë ai i nënës apo babait, nuk është biologjik, por një konstrukt shoqëror.
“E kam thënë disa herë, jo se nuk ekziston instinkti i babait, por as i nënës. Këto janë konstrukte shoqërore dhe jo biologjike,” u shpreh Lekatari.
Ajo gjithashtu vlerësoi deklaratën e Rexhepagiqit, duke e cilësuar si një katalizator për hapjen e një diskursi të domosdoshëm mbi prindërimin në shoqëritë shqiptare.
“Është një debat shumë i rëndësishëm që ka ardhur koha të bëhet në shoqërinë tonë,” tha ajo.
Armend Rexhepagiqi hap zemrën si asnjëherë më parë: Kurrë nuk kam pasur dëshirë të kem fëmijë!