Eleminimi i dy DJ kosovarë PM dhe Dagz nga Big Brother Vip ka shkaktuar reagime të shumta.

Së fundmi ka reaguar edhe Kaci, duke vënë në pikëpytje se kush i ka larguar dyshen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Këta publiku i deshti më shumë se gjithë ata që janë në shtëpi. Kush i qiti jashtë, kush..?”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.

Reklamë

Mbrëmë (e premte) nga shtëpia e Big Brother VIP u eleminuan dyshja DJ Dagz dhe PM, si më pak të votuarit nga publiku.

Megjithatë për ta u hap edhe një televotim, ku publikut nga shtëpi iu kërkua të votonte për të rikthyer njërin prej tyre në shtëpi, i cili në rastin konkret rezultoi Dagz.

Mes shumë vështirësive për t’u rikthyer i vetëm, DJ Dagz e vazhdoi qëndrimin brenda në shtëpi gjersa në rrjetet sociale pati komente të shumta mbi daljen e tyre. /Reporteri.net/