Reperi Kozak përmes disa videove të publikuar në TikTok ka kërcënuar një reper nga Kosova.

E gjithë kjo erdhi pasi sipas Kozak reperi në fjalë ishte tallur me të muaj më parë kur e kishin rrëmbyer dhe rrahur me pas në Tiranë, shkruan Gazeta Online Reporeri.net.

Kozak në videot e publikuar ka thënë se do jap 3 mijë euro për personin në fjalë dhe se do ja thyej gishtat një nga një, pasi sipas tij ai vetë e pranon që e ka merituar që e kanë rrahur, por që reperi nga Kosova s’kishte pse tallej me të.

Reklamë

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi nga reperi kosovar e i cili është Nushi.

Nushi ka publikuar video e Kozakut, derisa në fund i përgjigjet reperi shqiptar duke i thënë se jo 3 mijë euro por as 100 mijë sdo i kryejnë punë kësaj radhe.

“Kozi ti gabon shpesh por kësaj radhe ke gabuar rëndë” thotë ndër tjerash Nushi./Reporteri.net/