Rep-artistja e njohur, Loredana, deri më tani ka dëshmuar se ka thyer të gjitha barrierat.


Ajo që nga paraqitja e parë ka arritur të depërtojë në tregun gjermanfolës, duke numëruar edhe fansa nga audienca shqiptare.

Kohëve të fundit ajo ka qenë mjaft aktive në prurjet e reja muzikore, ku në një postim në rrjetin social Instagram ka surprizuar sërish fansat.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

Morgen neue Hörprobe! “Tut mir nicht leid”

A post shared by Loredana (@loredana) on

 Përmes një imazhi ku shihet me plot stil, Loredana ka bërë të ditur se do të lansojë këngën më të re.

Reklamë

“Tut mir nich leid” mban titullin projekti i bukuroshes bionde, që në shqip do të thotë ‘Nuk më vjen keq’.

Derisa po përgatitet për hitin e radhës, “Rockstar” është prodhimtaria e saj e fundit që arriti rreth 2 milionë klikime në platformën YouTube.