Einxhel Shkira javën e kaluar gjatë një debati me Donaldin tha se ajo dhe Marjana Kondi nuk ishin paguar nga vëllezërit Veshaj.
Për këtë reagoi Marjana duke thënë se ajo është paguar por ka një anë tjetër të historisë të cilën do ta thotë në një moment të dytë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, duket se aktorja shqiptare mban anën e Einxhel Shkirës.
Në një nga postimet te faqja zyrtare e Big Brother, ku Einxhel Shkira mbrëmë fitoi të drejtën të drejtonte një emision në Top Channel, ajo e ka duartrokitur këtë arritje të moderatores.
Kujtojmë se mbrëmë përveç Einxhelit, edhe Donaldi ishte ai që së bashku me Romeon fituan një emision në Top Channel, i cili do të titullohet “Më lër të flas..”, shprehje kjo e përdorur nga Donaldi në shtëpinë e Big Brother VIP./Reporteri.net/
