Ndonëse produksioni pati lajmëruar që më nuk do të lejohen sinajle nga jashtë, përfshirë këtu drone e parashuta, një gjë e tillë nuk po ndodh.

Edhe dje edhe sot, dy parashuta kanë kaluar mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Një e tillë e cila ishte e mveshur me flamurin e Kosovës ka kaluar ditën e sotme, derisa ka lumturuar pafund banorët.

Reklamë

Mirëpo, kjo surprizë ishte vetëm për dy nga banorët, Dj Dagz dhe Einxhel Shkira, dy banorët të cilët së fundmi kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin.

“Einxhel je forca jonë. Dagz të duam ty”, ka qenë shkrimi që ishte vendosur në parashutën e organizuar nga fansat e Einxhel Shkirës./Reporteri.net.