Reperi serb Devito ka performuar të shtunën në një klub nate në Bosnjë.
Ai u turpërua kur një nga fansat e tij tentoi t’i hiqte maskën, e cila është simbol tij. Reperi i ri nuk e ka shfaqur fytyrën që nga fillimi i karrierës së tij, ndaj nuk ka dyshim se nuk ka qenë aspak i kënaqur me lëvizjen e fanses së tij.
Sigurimi ka reaguar me shpejtësi dhe ka larguar personin që tentoi të hiqte maskën.
Videoja është publikuar në rrjetin social TikTok dhe në një kohë të shkurtër ka mbledhur një numër të madh shikimesh.