Elvana Gjata ka lansuar një këngë të re me një videoklip të veçantë, shkëputur nga skenat e filmit “2 gisht mjaltë”, në të cilin e luan rolin kryesor bashkë me Ermal Mamaqin.Kënga titullohet “Pa Dashuri”.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga Arsim Bunjaku dhe Lyrical Son, mix/masterin e bëri “PressPlay”, me kitarë e përcolli Astrit Stafa kurse bass kitarë Visar Kuqi, transmeton Reporteri.net.
Kujtojmë se pas një kohe pauze, Elvana javë më parë ju rikthye fansave të saj me një koncet të mbajtur në Kosovë.
Projekti i fundit Elvanës është “Tavolina e mërzisë”, këngë kjo që u mirëprit nga publiku. /Reporteri.net/.