Kanë mbetur edhe 2 javë deri në finalen e Big Brother VIP.
Ilir Shaqiri nisi aventurën e tij në Big Brother VIP me 5 tetor, derisa tri ditë më parë, në spektaklin e fundit ai u zgjodh finalisti i parë i këtij edicioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net
Shaqiri është cilësuar nga publiku si njëri nga lojtarët më të fortë brenda shtëpisë.
Derisa sot po bënte drekën dhe Big Brother kishte vendosur muzikë italiane, Iliri shpërthen në lot.
“A te” nga artisti italian Jovanotti, ishte kënga e cila e përloti balerinin shqiptar.
Theksojmë se Iliri la Italinë dhe të gjitha aktivitetet atje për të realizuar këtë eksperiencë./Reporteri.net/