Në vetëm pak javë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha pritet të bëhen prindër për herë të parë me një vajzë.
Pas publikimit të projektit të fundit të reperit, i titulluar ‘Si baba’, Ledri ka ndarë një tjetër moment me Sarën në llogarinë e tij.
“Zemrat tona në sinkron”, ka shkruar reperi krah fotos bardhezi ku shfaqet në krah të partneres së tij me barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë se në një intervistë për rubrikën ‘Tani mund të këndosh’, Ledri pohoi se pritja e një vajze e ka bërë më të ndjeshëm edhe ndaj Sarës dhe se nuk mund ta mendojë që atë ta lëndojnë kur të rritet.
Reperi ka pohuar se e ka pritur prej kohësh këtë moment pasi të gjithë miqtë e tij më të mirë janë bërë prindër tashmë.
