Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, është shprehur se mbështetjen për Berishën e bën vullnetarisht dhe pa përfitime.

Komentet ai i ka bërë në “Stay Tuned”, ku ishte i ftuar për të diskutuar për çështje të ndryshme.

Në rrëfim e sipër reperi tha se ai fiton sa katër deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dhe se mbështetjen e bën për dëshirë dhe jo për përfitime personale.

Reklamë

Kujtojmë se Stresi është arrestuar dhjetëra herë me revoltat e tij në protestat për mbështetje të Sali Berishës.