Dy ditë më parë Dj Dagz u fut në shtëpinë e Big Brother, pasi banorët kishin zgjedhur që të hiqnin një shumë të parave nga çmimi i madh për të takuar disa nga ish banorët.
Por, mbrëmë Einxhel derisa po fliste me kamerat në shtëpinë e Big Brother VIP, iu drejtua atyre duke thënë që Dagz të kërkojë në koncertet e tij të votojnë Einxhelin si fituese të këtij edicioni të parë VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
E një gjë të tillë ka arritur deri në veshin e Dj Dagz, i cili mbrëmë në koncert në Elbasan kërkoi që fansat ta votojnë Einxhel Shkirën si fituese.
Kujtojmë se këtë të martë nuk do të ketë spektakël, derisa finalja do të jetë të premtën me 18 shkurt, dhe finalistët janë Einxhel Shkira, Donald Veshaj, Ilir Shaqiri dhe Beniada Nishani./Reporteri.net/