Javën e kaluar Bora Zemani festoi 30-vjetorin e lindjes, ku moderatorja e Për’Puthen kishte organizuar një festë madhështore me njerëzit e saj më të afërt.

Madje, po atë ditë mbi shtëpinë e Big Brother VIP kaluan 3 parashuta që kishin të bënin pikërisht me Borën dhe Donaldin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, tani është publikuar një video ku shihet Donaldi kohë më parë duke numëruar ditët e ditëlindjes së Borë.

Reklamë

Kujtojmë se Donaldi i dha fund raportit me Bora Zemanin pasi kaloi mbi një muaj në shtëpinë e Big Brother VIP.

Pasi i kishte dërguar një varëse në përvjetorin e njohjes dhe e takoi gjatë qëndrimit në shtëpi, ai tha se nuk mori asnjë sinjal nga ajo, kështu që vendosi të ndiqte një rrugë tjetër, atë me këngëtaren Beatrix Ramosaj./Reporteri.net/