Këngëtarja Rona Nishli, e ka rikthyer faqen pasi i ishte hakuar para disa muajve.

Këngëtarja kishte humbur kontrollin nga faqja me mijëra ndjekës në Facebook, ndërsa sot ka njoftuar se tashmë e ka rikthyer të njëjtën.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Reklamë

“Pas shumë përpjekjeve për kthimin e faqes, arrita në adresën e rezultatit! Fat me bashkëpunu me profesionistë të tillë, që përveç me përgjegjësi dhe përkushtim konsideruan kërkesën time, më befasuan me vullnetin dhe energjinë me u angazhu gjatë dhe jashtë orarit të punës. Pafund mirënjohese për ndihmën e pakursyer të gjithëve dhe në veçanti Aurora Kingji ❤️ për këmbënguljen drejt rezultatit final”, ka shkruar Nishliu në faqen e saj Në Facebook që tashmë e ka rikthyer./Reporteri.net