Shpat Kasapi së fundi e ka pranuar në media se është i dashuruar.
Por këngëtari nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër lidhur me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Njësoj veproi sërish, këtë herë në Instagram.
Ai aty e pranoi që ka përkrah vajzën e ëndrrave por ka zbuluar më shumë.
Shpati postoi një fotografi të re të cilën e ka bërë e dashura e tij, nën të cilën ai shkroi: “Fotografi nga dashuria ime”.