×
  • Show Time
  • Show Time

    Si u bë Kylie Jenner miliardere në pak vite?

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 12:46

    Kylie Jenner ktheu pasigurinë e saj më të madhe në një perandori miliarda dollarëshe. Vetëm në moshën 21 vjeçare, Jenner është anëtarja më e vogël e familjes Kardashian-Jenner.

    Dhe tani është më e pasura e familjes, dhe jo vetëm.

    Jenner sapo është kurorëzuar nga Forbes si miliarderja më e vogël në botë. Ajo i zuri vendin themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili u nderua me postin kur ishte vetëm 23 vjeç.

    Por nga rrjedh pasuria e Kylie Jenner?

    Miliarderja fiton të ardhura nga shfaqja e saj në episodet me familjen në emisionin Keeping Up With The Kardashian, nga projektet e ndryshme të modelimit dhe postimeve mjaft të paguara në Instagram.

    Por pasuria më e madhe e Jenner rrjedh nga biznesi i saj Kylie Cosmetics.

    Manjatja e kozmetikës po quhet ndryshe ‘makineria që prodhon para’. Motra e saj më e madh, Kim e cila konsiderohet mbretëresha e fisit Kardashian, ka një pasuri me vlerë rreth 350 milionë dollarë.

    Por si mund të bëjë dikush 1 miliardë dollarë me një kompani që e ka ngritur vetëm tre vite më parë?

    Kylie themeloi kompaninë e make-up më 30 nëntor 2015 dhe është pronare e vetme.

    Kjo do të thotë se kompania nuk ka aksionarë apo investitorë që presin të marrin përfitimet e tyre nga të ardhurat e shitjes së produkteve të kozmetikës.

    Pikërisht këtu qëndron kleçka e pasurisë së saj.

    Shumica e njerëzve me një ide biznesi i duhet të kërkojnë investitorë, ose shesin aksionet e kompanisë për të pasur më shumë financime.

    Por Jenner fatmirësisht deri tani ka arritur që t’ia dalë e vetme.

    Shitjet e produkteve të saj vijnë nga reklamimi që u bë në mediat sociale.

    Manjatja kozmetikës ka mbi 129 milionë ndjekës vetëm në Instagram.

    Ky faktor zvogëlon një kosto të madhe të reklamimit të biznesit që kushton mijëra dollarë. Kylie punon me një staf prej 7 personash me orar të plotë, me produkte që kryesisht i merr nga Seed Beauty, një kompani që prodhon produkte kozmetike edhe për markat e tjera. Ata kanë 500 punonjës që punojnë në markën e Jenner.

    Ndërsa financat e Kylie i menaxhon dhe kontrollon nëna e saj Kris Jenner, e cila merr 10% te fitimeve nga fëmijët e saj.

    Vetëm vitin e kaluar, kompania fitoi 360 milionë dollarë nga shitjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!